Albanian Bible

Ligji i Pėrtėrirė 32

Ligji i Pėrtėrirė

Return to Index

Chapter 33

1

 

   Ky ėshtė bekimi me tė cilin Moisiu, njeri i Perėndisė, bekoi bijtė e Izraelit, para se tė vdiste. 

 

 


2

 

   Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta nė Seir; u paraqit nė madhėshtinė e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i njė morie shenjtorėsh; nga e djathta e tyre dilte pėr ta njė ligj i zjarrtė. 

 

 


3

 

   Me siguri ai i do popujt; tė gjithė shenjtorėt e tij janė nė duart e tua; ata janė ulur nė kėmbėt e tua, secili i dėgjon fjalėt e tua. 

 

 


4

 

   Moisiu na ka urdhėruar njė ligj, njė trashėgimi tė asamblesė sė Jakobit. 

 

 


5

 

   Ai ka qenė mbret nė Jeshuruni, kur mblidheshin krerėt e popullit, tėrė fiset e Izraelit tok. 

 

 


6

 

   Rroftė Rubeni dhe mos vdektė; por njerėzit e tij mbetshin pak". 

 

 


7

 

   Judės pėrkundrazi i tha kėto: "Dėgjo, o Zot, zėrin e Judės dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton pėr ēėshtjen e tij; bėhu ti njė ndihmės i tij kundėr armiqve tė tij. 

 

 


8

 

   Pastaj pėr Levin tha: "Thumimėt dhe Urimėt e tu i pėrkasin njeriut tėnd besimtar, qė ti provove nė Masa dhe me tė cilin je grindur nė ujėrat e Meribės. 

 

 


9

 

   Ai thotė pėr tė atin dhe pėr tė ėmėn: "Unė nuk i kam parė"; ai nuk i njohu vėllezėrit e tij dhe nuk njohu bijtė; sepse Levitėt kanė respektuar fjalėn tėnde dhe kanė ruajtur besėlidhjen tėnde. 

 

 


10

 

   Ata u mėsojnė dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tėnd Izraelit; vėnė temjanin para teje dhe tėrė olokaustin mbi altarin tėnd. 

 

 


11

 

   O Zot, beko forcėn e tij dhe prano veprėn e duarve tė tij. Shpo tej e pėrtej ata qė ngrejnė krye kundėr atij dhe qė e urrejnė, me qėllim qė tė mos ngrihen mė". 

 

 


12

 

   Pėrsa i pėrket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do tė banojė me siguri pranė tij. Zoti do ta mbrojė vazhdimisht dhe do tė banojė nė krahėt e tij". 

 

 


13

 

   Pėrsa i pėrket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftė i bekuar nga Zoti me dhurata tė ēmuara tė qiellit, me vesėn, me ujėrat e humnerės qė ndodhet poshtė, 

 

 


14

 

   me frytet e ēmuara tė diellit, me prodhimet e ēmuara tė ēdo muaji, 

 

 


15

 

   me prodhimet mė tė mira tė maleve tė lashta, me dhuratat e ēmuara tė kodrave tė pėrjetshme, 

 

 


16

 

   me dhuratat e ēmuara tė tokės dhe tė tė gjitha gjėrave qė ajo pėrmban. Favori i atij qė ishte nė ferrishte tė bjerė mbi kryet e Jozefit, mbi majėn e kokės sė atij qė ėshtė zgjedhur ndėrmjet vėllezėrve tė tij! 

 

 


17

 

   Madhėshtia e tij ėshtė si ajo e demit tė tij tė parėlindur, brirėt e tij janė si brirėt e njė bualli. Me to do tė shpojė tėrė popujt, deri nė skajet e dheut. Kėto janė moritė e Efraimit. Kėto janė mijėrat e Manasit". 

 

 


18

 

   Pėrsa i pėrket Zabulonit, ai tha: "Gėzoje, Zabulon, daljen tėnde, dhe ti Isakar, ndejtjen nė ēadrat e tua! 

 

 


19

 

   Ata do tė thėrrasin popujt nė mal dhe aty do tė ofrojnė flijime drejtėsie; sepse ata do tė thithin bollėkun e detrave dhe thesaret e fshehura nė rėrė". 

 

 


20

 

   Pėrsa i pėrket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftė ai qė e shtrin Gadin. Ai rri shtrirė si njė luaneshė dhe copėton krahė dhe kafkė. 

 

 


21

 

   Ai shtie nė dorė pjesėn e parė pėr veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parė e rezervuar e udhėheqėsit; ai erdhi me krerėt e popullit dhe zbatoi drejtėsinė e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin". 

 

 


22

 

   Pėrsa i pėrket Danit, ai tha: "Dani ėshtė njė luan i vogėl, qė hidhet nga Bashani". 

 

 


23

 

   Pėrsa i pėrket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime tė Zotit, pushto perėndimin dhe jugun". 

 

 


24

 

   Pėrsa i pėrket Asherit, ai tha: "Mė i bekuari nga tėrė bijtė qoftė Asheri! Le tė jetė i preferuari i vėllezėrve tė tij dhe tė zhysė kėmbėn e tij nė vaj. 

 

 


25

 

   Sandalet e tij tė jenė prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote tė vazhdojė sa janė ditėt e tua. 

 

 


26

 

   Askush nuk ėshtė barabar me Perėndinė e Jeshurunit, qė shkon me kalė nėpėr qiejtė nė ndihmėn tėnde dhe shkon mbi retė me madhėshtinė e tij. 

 

 


27

 

   Perėndia i kohėve tė lashta ėshtė streha jote dhe poshtė teje ndodhen krahėt e tij tė pėrjetshėm. Ai do ta dėbojė armikun para teje dhe do tė thotė: "Shkatėrroje!". 

 

 


28

 

   Atėherė Izraeli do ta ndiejė veten tė sigurtė, nė njė vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di tė japė vesė. 

 

 


29

 

   Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush ėshtė barabar me ty, o popull i shpėtuar nga Zoti? Ai ėshtė mburoja qė tė ndihmon dhe shpata e lavdisė sate. Armiqtė e tu do tė tė nėnshtrohen dhe ti do tė shkelėsh vendet e tyre tė larta". 

 

 


Ligji i Pėrtėrirė 34

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: