Albanian Bible

Gjyqtarėt 1

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 2

1

 

   Por Engjelli i Zotit u ngjit nga Gilgali nė Bokim dhe tha: "Unė ju nxora nga Egjipti dhe ju ēova nė vendin qė isha betuar t`u jepja etėrve tuaj. Kisha thėnė gjithashtu: "Nuk do ta prish kurrė besėlidhjen time me ju. 

 

 


2

 

   Por ju nuk do tė lidhni asnjė aleancė me banorėt e kėtij vendi dhe do tė shembni altarėt e tyre". Por ju nuk iu bindėt zėrit tim. Pse e bėtė kėtė? 

 

 


3

 

   Kėshtu unė po ju them tani: Unė nuk do t`i dėboj para jush; por ata do tė jenė si gjemba nė ijet tuaja, dhe perėnditė e tyre do tė jenė pėr ju si njė lak". 

 

 


4

 

   Sapo Engjėlli i Zotit mbaroi sė thėni kėto fjalė tėrė bijve tė Izraelit, populli ngriti zėrin dhe filloi tė qajė. 

 

 


5

 

   Prandaj ky vend u quajt Bokim dhe u bėnė flijime pėr Zotin. 

 

 


6

 

   Jozueu i dha urdhėr popullit tė largohet dhe bijtė e Izraelit shkuan secili nė trashėgiminė e tij pėr tė marrė nė zotėrim vendin. 

 

 


7

 

   Populli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė jetuan pas Jozueut, dhe qė kishin parė tė gjitha veprat e mėdha qė Zoti kishte bėrė pėr Izraelin. 

 

 


8

 

   Pastaj Jozueu, bir i Nunit dhe shėrbėtor i Zotit, vdiq nė moshėn njėqind e dhjetė vjeē, 

 

 


9

 

   dhe e varrosėn nė territorin e trashėgimisė sė tij nė Timath-Heres, nė krahinėn malore tė Efraimit, nė veri tė malit Gaash. 

 

 


10

 

   Kur tėrė ai brez u bashkua me etėrit e vet, mbas atij doli njė brez i ri qė nuk e njihte Zotin, as veprat qė kishte bėrė pėr Izraelin. 

 

 


11

 

   Bijtė e Izraelit bėnė atė qė ishte keq nė sytė e Zotit dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit; 

 

 


12

 

   ata braktisėn Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre, i cili i kishte nxjerrė nga Egjipti, dhe adhuruan perėndi tė tjera ndėrmjet perėndive tė popujve qė i rrethonin, ranė pėrmbys para tyre dhe kėshtu provokuan zemėrimin e Zotit; 

 

 


13

 

   ata brakisėn Zotin dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit dhe tė Ashtarothit. 

 

 


14

 

   Dhe zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Izraelit dhe e dha nė dorė tė kusarėve qė e zhveshėn; dhe ai i shiti nė duart e armiqve tė tyre qė ndodheshin rreth e qark, tė cilėve nuk qenė mė nė gjendje t`u bėnin ballė. 

 

 


15

 

   Kudo qė shkonin dora e Zotit ishte kundėr tyre dhe u sillte mjerime, ashtu si kishte thėnė Zoti, ashtu siē u ishte betuar ai; dhe u hidhėruan shumė. 

 

 


16

 

   Pastaj Zoti nxirrte gjyqtarė, qė i lironin nga duart e atyre qė i zhvishnin. 

 

 


17

 

   Mjerisht ata nuk i dėgjonin as gjyqtarėt e tyre, por kurvėroheshin pėrpara perėndive tė tjera dhe binin pėrmbys para tyre. Ata braktisėn shpejt rrugėn e ndjekur nga etėrit e tyre, tė cilėt u ishin bindur urdhrave tė Zotit; por ata nuk vepruan ashtu. 

 

 


18

 

   Kur Zoti u nxirrte gjyqtarė, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i lironte nga dora e armiqve tė tyre gjatė gjithė jetės sė gjyqtarit; sepse Zoti prekej nga vajtimet e tyre tė shkaktuara nga ata qė i shtypnin dhe i mundonin. 

 

 


19

 

   Por kur gjyqtari vdiste, ata vazhdonin tė korruptoheshin mė shumė se etėrit e tyre, duke ndjekur perėndi tė tjera dhe duke rėnė pėrmbys para tyre; dhe nuk hiqnin dorė aspak nga veprat e tyre dhe nga sjellja e tyre kokėforte. 

 

 


20

 

   Prandaj mėria e Zotit u ndez kundėr Izraelit, dhe ai tha: "Duke qenė se ky komb ka shkelur besėlidhjen qė unė kisha pėrfunduar me etėrit e tyre dhe ata nuk i janė bindur zėrit tim, 

 

 


21

 

   edhe unė nuk do tė dėboj mė para tyre asnjė prej kombeve qė Jozueu la kur vdiq; 

 

 


22

 

   kėshtu me anė tyre do tė vė nė provė Izraelin pėr tė parė nė se do t`i pėrmbahen rrugės sė Zotit dhe do tė ecin nė tė siē bėnė etėrit e tyre, ose jo". 

 

 


23

 

   Prandaj Zoti i la kėto kombe tė qėndrojnė aty pa i dėbuar menjėherė, dhe nuk i dha nė duart e Jozueut. 

 

 


Gjyqtarėt 3

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: