Albanian Bible

2 i Mbretėrve 23

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 24

1

 

   Gjatė mbretėrimit tė tij erdhi Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, dhe Jehojakimi u bė shėrbėtor i tij pėr tre vjet; pastaj ngriti krye kundėr tij. 

 

 


2

 

   Atėherė Zoti dėrgoi kundėr tij banda Kaldeasish, Sirėsh, Moabitėsh dhe Amonitėsh; i dėrgoi kundėr Judės pėr ta shkatėrruar, sipas fjalės qė Zoti kishte shqiptuar me anė tė shėrbėtorėve tė tij, profetėve. 

 

 


3

 

   Kjo ndodhi nė Judė vetėm me urdhėr tė Zotit, qė donte ta largonte nga prania e tij pėr shkak tė mėkateve tė Manasit, pėr tė gjitha ato qė kishte bėrė, 

 

 


4

 

   por edhe pėr shkak tė gjakut tė pafajshėm tė derdhur prej tij, sepse ai e kishte mbushur Jeruzalemin me gjak tė pafajshėm. Pėr kėtė arėsye Zoti nuk deshi ta falė. 

 

 


5

 

   Pjesa tjetėr e bėmave tė Jehojakimit dhe tėrė atė qė bėri a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? 

 

 


6

 

   Kėshtu Jehojakimin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe nė vend tė tij mbretėroi i biri, Jehojakini. 

 

 


7

 

   Por mbreti i Egjiptit nuk doli mė nga vendi i tij, sepse e mbreti i Babilonisė kishte shtėnė nė dorė tėrė ato qė ishin pronė e mbretit tė Egjiptit, nga pėrroi i Egjiptit deri nė lumin Eufrat. 

 

 


8

 

   Jehojakini ishte tetėmbėdhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tre muaj nė Jeruzalem. E ėma quhej Nehushta, ishte bija e Elnathanit nga Jeruzalemi. 

 

 


9

 

   Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, nė tė gjitha, ashtu si kishte vepruar ati i tij. 

 

 


10

 

   Nė atė kohė shėrbėtorėt e Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, u vėrsulėn kundėr Jeruzalemit dhe qyteti mbeti i rrethuar. 

 

 


11

 

   Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, arriti para qytetit ndėrsa shėrbėtorėt e tij po e rrethonin. 

 

 


12

 

   Atėherė Jehojakini, mbret i Judės, i doli pėrpara mbretit tė Babilonisė bashkė me nėnėn e tij, me shėrbėtorėt, me krerėt dhe me eunikėt e tij. Kėshtu mbreti i Babilonisė e bėri rob vitin e tetė tė mbretrimit tė tij. 

 

 


13

 

   Pastaj, ashtu siē e kishte thėnė Zoti, mori qė andej tėrė thesaret e shtėpisė tė Zotit dhe thesaret e pallatit mbretėror, i bėri copė-copė tė gjitha veglat prej ari qė Salomoni, mbret i Izraelit, kishte bėrė pėr tempullin e Zotit. 

 

 


14

 

   Internoi pastaj tėrė Jeruzalemin, tėrė krerėt, tėrė njerėzit trima, gjithsej dhjetė mijė robėr, si dhe tė gjithė artizanėt dhe farkėtarėt; mbetėn vetėm njerėzit mė tė varfėr tė vendit. 

 

 


15

 

   Kėshtu ai internoi Jehojakinin nė Babiloni; ēoi gjithashtu nė robėri nga Jeruzalemi nė Babiloni nėnėn e mbretit, bashkėshortet e tija, eunukėt e tij dhe fisnikėt e vendit, 

 

 


16

 

   gjithė njerėzit e aftė qė ishin shtatė mijė veta, artizanėt dhe farkėtarėt, njė mijė veta, tėrė njerėzit trima dhe tė aftė pėr luftė. Mbreti i Babilonisė i internoi nė Babiloni. 

 

 


17

 

   Nė vendin e Jehojakinit, mbreti i Babilonisė, bėri mbret Mataniahun, ungjin e tij, tė cilit i ndėrroi emrin nė Sedekia. 

 

 


18

 

   Sedekia ishte njėzet e njė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe e mbajti fronin nė Jeruzalem njėmbėdhjetė vjet. E ėma quhej Hamutal, ishte bija e Jeremias nga Libnahu. 

 

 


19

 

   Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, nė tė gjitha, ashtu si kishte vepruar Jehojakimi. 

 

 


20

 

   Kjo ndodhi nė Jeruzalem dhe nė Judė pėr shkak tė zemėrimit tė Zotit, i cili nė fund i dėboi nga prania e tij. Mė vonė Sedekia ngriti krye kundėr mbretit tė Babilonisė. 

 

 


2 i Mbretėrve 25

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: