Albanian Bible

1 i Kronikave 18

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 19

1

 

   Mbas kėtyre ngjarjeve ndodhi qė Nahashi, mbret i bijve tė Amonit, vdiq dhe i biri mbretėroi nė vend tė tij. 

 

 


2

 

   Davidi tha: "Unė dua tė pėrdor me Hanunin, birin e Nahashit, po atė dashamirėsi qė i ati ka treguar ndaj meje". Kėshtu Davidi dėrgoi lajmėtarė pėr ta ngushėlluar pėr humbjen e atit tė tij. Por kur shėrbėtorėt e Davidit arritėn ne vendin e bijve tė Amonit te Hanuni pėr ta ngushėlluar, 

 

 


3

 

   krerėt e bijve tė Amonit i thanė Hanunit: "Ti beson qė Davidi tė ka dėrguar ngushėllues pėr tė nderuar atin tėnd? Shėrbėtorėt e tij a nuk kanė ardhur vallė pėr tė vėzhguar, pėr tė shkatėrruar dhe pėr tė spiunuar vendin?". 

 

 


4

 

   Atėherė Hanuni mori shėrbėtorėt e Davidit, i detyroi tė rruhen dhe tė presin rrobat pėr gjysmė deri nė mollaqet, pastaj i la tė shkonin. 

 

 


5

 

   Ndėrkaq disa shkuan tė njoftojnė Davidin pėr atė qė u kishte ndodhur kėtyre njerėzve; atėherė Davidi dėrgoi njerėz pėr t`i takuar, sepse ata ishin krejt tė turpėruar. Mbreti porositi qė t`u thonė atyre: "Qėndroni nė Jeriko sa t`ju rritet mjekra, pastaj do tė ktheheni". 

 

 


6

 

   Kur bijtė e Amonit e kuptuan se kishin shkaktuar urrejtjen e Davidit, Hanuni dhe Amonitėt dėrguan njė mijė talenta argjendi pėr tė rekrutuar nė shėrbimin e tyre qerre dhe kalorės nga Mesopotamia, nga Sirėt e Maakahut dhe nga Tsobahu. 

 

 


7

 

   Rekrutuan gjithashtu tridhjetė e dy mijė qerre dhe mbretin e Maakahut me gjithė popullin tij, qė fushuan pėrballė Medebas. Ndėrkaq bijtė e Amonit ishin mbledhur nga qytetet e tyre pėr tė marrė pjesė nė luftė. 

 

 


8

 

   Kur Davidi e dėgjoi kėtė, dėrgoi kundėr tyre Joabin dhe tėrė ushtrinė e njerėzve trima. 

 

 


9

 

   Bijtė e Amonit dolėn dhe u renditėn pėr betejė nė portėn e qytetit, ndėrsa mbretėrit qė kishin ardhur nė ndihmė tė tyre rrinin mėnjanė nė fushė. 

 

 


10

 

   Kur Joabi e kuptoi qė kishte kundėr tij dy fronte beteje, njeri pėpara dhe tjetri prapa, zgjodhi nga njerėzit mė tė mirė tė Izraelit dhe i vendosi nė rend beteje kundėr Sirėve; 

 

 


11

 

   pjesėn tjetėr tė popullit e vendosi nėn urdhrat e vėllait tė tij Abishai; kėta u renditėn kundėr bijve tė Amonit; 

 

 


12

 

   pastaj i tha: "Nė rast se Sirėt janė mė tė fortė se unė, ti do tė mė vish nė ndihmė; por nė rast se bijtė e Amonit janė mė tė fortė se ti, atėherė do tė vij unė tė tė ndihmoj. 

 

 


13

 

   Tregohu trim dhe tė jemi tė fortė pėr popullin tonė dhe pėr qytetet e Perėndisė tonė; dhe Zoti tė bėjė atė qė i pėlqen". 

 

 


14

 

   Pastaj Joabi me njerėzit qė kishte me vete shkoi pėrpara pėr t`u ndeshur me Sirėt; por kėta ikėn para tij. 

 

 


15

 

   Kur bijtė e Amonit panė qė Sirėt kishin ikur, edhe ata ua mbathėn para Abishait, vėllait tė Joabit, dhe u kthyen nė qytet. Atėherė Joabi u kthye nė Jeruzalem. 

 

 


16

 

   Sirėt, duke qenė se ishin mundur nga Izraeli, dėrguan lajmėtarė dhe prunė Sirėt qė ishin matanė lumit. Nė krye tė tyre ishte Shofaku, komandanti i ushtrisė tė Hadarezerit. 

 

 


17

 

   Kur Davidi u njoftua pėr kėtė gjė, mblodhi tėrė Izraelin, kaloi Jordanin, marshoi kundėr tyre dhe u vendos nė rend beteje kundėr tyre. Sapo Davidi u rreshtua nė rend beteje kundėr Sirėve, kėta e filluan menjėherė betejėn. 

 

 


18

 

   Por Sirėt ua mbathėn para Izraelit; dhe Davidi vrau shtatė mijė kalorės dhe dyzet mijė kėmbėsorė Sirė; vrau gjithashtu Shofakun, komandantin e ushtrisė. 

 

 


19

 

   Kur shėrbėtorėt e Hadarezerit panė se ishin mundur nga Izraeli, bėnė paqe me Davidin dhe iu nėnshtruan atij. Kėshtu Sirėt nuk deshėn mė t`u vinin nė ndihmė bijve tė Amonit. 

 

 


1 i Kronikave 20

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: