Albanian Bible

Psalmet 111

Psalmet

Return to Index

Chapter 112

1

 

   Aleluja. Lum njeriu qė ka frikė nga Zoti dhe gjen njė gėzim tė madh nė urdhėrimet e tij. 

 

 


2

 

   Pasardhėsit e tij do tė jenė tė fuqishėm mbi tokė, brezat e njerėzve tė drejtė do tė jenė tė bekuar. 

 

 


3

 

   Nė shtėpinė e tij ka bollėk dhe pasuri dhe drejtėsia e tij vazhdon pėrjetė. 

 

 


4

 

   Drita lind nė terr pėr ata qė janė tė drejtė, pėr njeriun e dhemshur, tė mėshirshėm dhe tė drejtė. 

 

 


5

 

   Do tė jetė i lumtur njeriu qė ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punėt e tij me drejtėsi, 

 

 


6

 

   sepse nuk do tė lėvizet kurrė; i drejti do tė kujtohet gjithnjė. 

 

 


7

 

   Ai nuk do t`u trėmbet lajmeve tė kėqia; zemra e tij ėshtė e fortė, me besim tek Zoti. 

 

 


8

 

   Zemra e tij ėshtė e sigurt; ai nuk do tė ketė fare frikė, deri sa tė mos shikojė triumfues mbi armiqtė e tij. 

 

 


9

 

   Ai ka shpėrndarė lirisht, u ka dhėnė nevojtarėve, drejtėsia e tij vazhdon pėrjetė dhe fuqia e tij do tė ngrihet nė lavdi. 

 

 


10

 

   I pabesi do ta shohė dhe do tė zemėrohet, do tė kėrcėllijė dhėmbėt dhe do tė konsumohet; dėshira e tė pabesėve nuk do tė realizohet kurrė. 

 

 


Psalmet 113

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: