Albanian Bible

Fjalėt e urta 17

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 18

1

 

   Kush veēohet kėrkon kėnaqėsinė e tij dhe zemėrohet kundėr gjithė diturisė sė vėrtetė. 

 

 


2

 

   Budallai nuk gjen kėnaqėsi te maturia, por vetėm nė tė vėnit nė dukje tė zemrės sė tij. 

 

 


3

 

   Kur vjen i pabesi vjen edhe pėrēmimi dhe bashkė me humbjen e nderit vjen turpi. 

 

 


4

 

   Fjalėt e gojės sė njė njeriu janė ujėra tė thella; burimi i diturisė ėshtė si njė rrjedhė uji qė shkon duke gurgulluar. 

 

 


5

 

   Nuk ėshtė mirė tė preferosh tė pabesin, apo tė shkaktosh humbjen e tė drejtit nė gjyq. 

 

 


6

 

   Buzėt e budallait tė ēojnė nė grindje, dhe goja e tij kėrkon goditje. 

 

 


7

 

   Goja e budallait ėshtė shkatėrrimi i tij dhe buzėt e tij janė njė lak pėr jetėn e tij. 

 

 


8

 

   Fjalėt e shpifėsit janė si njė gjellė shumė e shijshme qė zbret thellė nė zorrė. 

 

 


9

 

   Edhe ai qė ėshtė pėrtac nė punėn e tij ėshtė vėlla i planprishėsit. 

 

 


10

 

   Emri i Zotit ėshtė njė kala e fortė, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri. 

 

 


11

 

   Pasuria e kamėsit ėshtė qyteti i tij i fortė dhe simbas mendimit tė tij ajo ėshtė si njė mur i lartė. 

 

 


12

 

   Pėrpara shkatėrrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisė vjen pėrulėsia. 

 

 


13

 

   Kush jep pėrgjigje pėr njė ēėshtje para se ta ketė dėgjuar, tregon marrėzinė e tij pėr turp tė vet. 

 

 


14

 

   Fryma e njeriut i jep krahė nė sėmundjen e tij, por kush mund ta ngrerė njė frymė tė demoralizuar? 

 

 


15

 

   Zemra e njeriut tė matur fiton dituri, edhe veshi i tė urtėve kėrkon diturinė. 

 

 


16

 

   Dhurata e njeriut i hap rrugėn dhe e ēon nė prani tė tė mėdhenjve. 

 

 


17

 

   I pari qė mbron ēėshtjen e vet duket sikur ka tė drejtė; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton. 

 

 


18

 

   Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan tė fuqishmit. 

 

 


19

 

   Njė vėlla i fyer ėshtė si njė qytet i fortė; dhe grindjet janė si shulat e njė kalaje. 

 

 


20

 

   Njeriu e ngop barkun me frytin e gojės sė tij, ai ngopet me prodhimin e buzėve tė tij. 

 

 


21

 

   Vdekja dhe jeta janė nėn pushtetin e gjuhės; ata qė e duan do tė hanė frytet e saj. 

 

 


22

 

   Kush ka gjetur grua ka gjetur njė gjė tė mirė dhe ka siguruar njė favor nga Zoti. 

 

 


23

 

   I varfėri flet duke u lutur, kurse i pasuri pėrgjigjet me ashpėrsi. 

 

 


24

 

   Njeriu qė ka shumė miq duhet gjithashtu tė tregohet mik, por ėshtė njė mik qė ėshtė mė i lidhur se njė vėlla. 

 

 


Fjalėt e urta 19

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: