Albanian Bible

Kantiku i Kantikėve 5

Kantiku i Kantikėve

Return to Index

Chapter 6

1

 

   Ku shkoi i dashuri yt, o mė e bukura midis grave? Ku shkoi i dashuri yt, qė tė mund ta kėrkojmė bashkė me ty? 

 

 


2

 

   I dashuri im zbriti nė kopshtin e tij, nė lehet e balsamit pėr tė kullotur kopenė nė kopshtet dhe pėr tė mbledhur zambakė. 

 

 


3

 

   Unė jam e tė dashurit tim dhe i dashuri im ėshtė imi; ai e kullot kopenė midis zambakėve. 

 

 


4

 

   Mikja ime, ti je e bukur si Tirtsahu, i hijshėm si Jeruzalemi, e tmerrshme si njė ushtri me flamuj tė shpalosur. 

 

 


5

 

   Largo nga unė sytė e tu, sepse mė turbullojnė. Flokėt e tu janė si njė kope dhish, qė kullosin mbi malin e Galaadit. 

 

 


6

 

   Dhėmbėt e tua janė si njė kope dhensh, qė kthehen nga vendi ku lahen; tė gjitha kanė binjakė dhe asnjėra prej tyre nuk ėshtė shterpe. 

 

 


7

 

   Tėmthat e tu prapa velit tėnd janė si njė rriskė shege. 

 

 


8

 

   Aty ka gjashtėdhjetė mbretėresha dhe tetėdhjetė konkubina, si dhe vajza pa numėrim. 

 

 


9

 

   Por pėllumbesha ime, e pėrkryera ime, ėshtė e vetme; nėna e ka tė vetme, e pėrzgjedhura e saj qė e ka pjellė. Vajzat e kanė parė dhe e kanė shpallur tė lume, po, edhe mbretėreshat dhe konkubinat, e kanė lavdėruar. 

 

 


10

 

   Kush ėshtė ajo qė shfaqet si agimi, e bukur si hėna, e pastėr si dielli, e tmerrshme si njė ushtri me flamuj tė shpalosur? 

 

 


11

 

   Unė zbrita nė kopshtin e arrave pėr tė parė bimėt e blerta tė luginės, pėr tė parė nė se hardhitė ishin nė lulėzim dhe shegėt kishin bulėzuar. 

 

 


12

 

   Nuk e di si, por dėshira ime mė vuri mbi qerret e popullit tim fisnik. 

 

 


13

 

   Kthehu, kthehu, o Shulamite, kthehu, kthehu, qė tė mund tė tė admirojmė. Ēfarė shikoni te Shulamitja? Si njė valle me dy grupe? 

 

 


Kantiku i Kantikėve 7

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: